Rreth Nesh

Jam reporterja Ambra Xhunga dhe ky është blogu “Të rinjtë & Sfida”  . Në këtë blogosferë ju do mund të informoheni për të rejat më të fundit rreth cështjeve të të rinjve dhe sfidave që hasin në shoqërinë tonë.

Pas një tranzicioni 25 vjecar, të rinjtë shqiptarë po përballen me sfida të shumtë. Duke filluar që në familje, përballja me prindërit, ndeshja e dy kulturave. Nga njëra ana kultura e librit që bëjnë pjesë prindërit dhe kultura e internetit dhe teknologjisë që bëjnë pjesë të rinjtë e këtij tranzicioni.

Së dyti arsimi, ambienti shkollor, kurrikulat, jeta studentore luajnë rol kyc në jetën e një të riu. Por arsimi është kthyer në biznes dhe zgjidhja është anëtarësimi në forumet politike. Rinia si e tillë e sheh partinë si kyçin e zgjidhjes së jetës së tyre, merr model njerëz të gjymtuar, por asnjëherë njerëz të suksesshëm.

Për vec kësaj, rinia e sotme preferon të largohet nga ky vënd sepse mendimi i tyre nuk dëgjohet. Të gjitha mundësit dhe energjitë shkojnë kot thuajse në të gjitha anët.

Pikërisht ky blog synon të nxjerrë në pah tiparet, problemet, sfidat që të rinjtë shqiptarë hasin cdo ditë në fusha të ndyshme të cilat paraqiten më poshtë:

ARSIMI

Arsimi është kompenti kryesor i të rinjve. Arsimi për të rinjtë është fillimi i jetës dhe shpalosja e aftësive në shoqëri.

PUNËSIMI

Punësimi është një tjetër sektor shumë i rëndësishëm për të rinjtë. Në vendin tonë dalin probleme në tregun e punës. Papunësia është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke sjellur një nivel të crregullt mes arsimimit të të rinjve dhe tregut të punës.

SHËNDETI

Shëndeti është gjithcka për secilin prej nesh. Pa të jemi të humbur. Në kategorinë e shëndetit synohet pasqyrimi i sfidave dhe i sëmundjeve që të rinjtë përballen. Gjithashtu , këshilla të ndryshme mjekësore për parandalimin e sëmundjeve, raporte bëjnë pjesë në këtë kategori.

SPORTI

Të rinjtë duhet të merren me sport. Kjo kategori synon të informojë mbi faktin se sa merren të rinjtë me sport, cili është sporti i preferuar i të rinjve shqiptarë, sa aplikoet sporti në universitet dhe në gjimnaze etj.

JETA STUDENTORE

Ajo c’ka nuk i është kushtuar një hapësirë e posacme është jeta studentore e të rinjve shqiptarë. Jeta studentore ka nevojë të dalë në dritë dhe pikërisht kjo kategori këtë synon.

HISTORI SUKSESI

Në kategori synohet pasqyrimi i historive, të cilat përmbajnë pengesa, vështirësi por fundi i saj mbetet i suksesshëm. Në shoqërinë tonë ka shumë të tilla por pë t’i shpalosur duhet mund dhe mjeshtri.

 

 

 

Advertisements