Ja arsyeja pse veprojmë në çastin e fundit

Kjo dukuri është më e përhapur nga ç’mendohet dhe prek 30% deri në 60% të njerëzve. Për qindra mijëra vjet, jeta e njeriut bazohej në të qenit impulsiv për momentin.

Sepse duhej të gjuante çdo ditë për ushqim e të mbijetonte nga rreziqet. Puna e programuar paraprakisht dhe pa rreziqe jete është bërë pjesë e natyrës njerëzore vetëm shekujt e fundit.

Sipas studimeve, arsyeja tjetër e fortë, është neuro-psikologjike. Frenimi në mënyrë të pandërgjegjshme që i bën truri përballjes me mundimin dhe lodhjen. Kjo nevojë për të shmangur stresin është e njëjta që i bën shumë persona të lënë pas dore edhe kujdesin shëndetësor.

Drejtuesit e programit shkencor “SciShow”, që kanë trajtuar këtë temë, thonë se të gjitha studimet e bëra deri më sot bien dakord që kjo sjellje lë pasoja në shëndet. Ata që priren t’i lënë gjërat për minutën e fundit vuajnë më shumë se të tjerët nga tensioni i gjakut, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe gjendjet e ankthit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s