Me këto ushtrime sportive, stresoheni më pak

Stresi është një faktor i pashmangshëm në jetën tonë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta përmirësojmë atë. Ekzistojnë disa mënyra për reduktimin e stresit si p.sh. kryerja e disa ushtrimeve fizike si më poshtë.

  1. Ushtrimi për forcimin e shpinës

Muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes dhe lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike. 1ddddd.jpg
* Shtrijuni dhe tendoseni sa më shumë që mundeni pjesën e sipërme të trupit nga prapa (si në foto). Përsëriteni tendosjen në tri seri prej 15 ushtrimeve, pastaj duart bashkoni pas qafe dhe gradualisht ngrijeni pjesën e sipërme të trupit.

* Derisa qëndroni shtrirë në stomak, duart lakojini në bërryl, ballin vëreni në mes shuplakave. Në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën – dhe përnjëherë të dyja. Tërë këtë kombinim përsëriteni 10 herë.

  1. Për muskujt e stomakut

Gjatë viteve kjo pjesë e trupit lëshohet, andaj duhet të jeni tepër këmbëngulës në ushtrime që sërish të kini stomak të rrafshët dhe të bukur.2ddddjpg.jpg
* Ekzistojnë shumë ushtrime për stomak të rrafshët. Shtrijuni në dhe ng
riheni vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesa e poshtme të jetë e puthitur për dysheme.
* Bëjeni një seri ushtrimesh në atë mënyrë që të ngrini pjesën e poshtme të trupit, ndërsa e epërmja të mbetet rrafsh dhe në gjendje të qetë.

  1. Argëtimi në krahë

Të gjithë e dimë se më së vështiri është t’ia fillosh ushtrimeve. Mirëpo, nëse fillimin e kuptoni si argëtim të mirë, ndoshta pas një kohe do t’ju pëlqejë. 3fdfsdfd.jpg
* Ekspertët e fitnesit thonë se çdo ushtrim është i dobishëm vetëm nëse ju paraqet edhe kënaqësi. Nëse bëni pjesë te ata dembelët, të cilët në mëngjes vështirë zgjohen, ju propozojmë të ushtrinë të shtrirë në çarçafë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s