Letra e maturantëve për ministren Nikolla (vazhdim)

Nxënësit që kanë zgjedhur lëndë të profilit shoqëror mund të aplikojnë për degë shkencore dhe anasjelltas pa asnjë ndryshim në koeficient? Sa rëndësi do të kenë lëndët me zgjedhje të zhvilluara nga nxënësit gjatë tri viteve mësimore? A do të aplikohet ndonjë formulë ku përfshihen elementë të ndryshëm sipas koeficientit përkatës dhe a do të ketë ndonjë koeficient për lëndët me zgjedhje? Në vitet e mëparshme pjesë e formulës kanë qenë dhe koeficientët e shkollave. Si do operohet këtë vit dhe a do ketë diferencim midis shkollave të mesme?

Si do realizohet përzgjedhja nga universitetet e mbi çfarë kriteresh? Nga çdo universitet janë shpallur kriteret e pranimit si mesatarja dysheme apo përqindja që zënë grup-lëndët. Megjithatë ajo çka nuk është cilësuar është mënyra e aplikimit dhe si do bëhet përzgjedhja, pra hapat në të cilat do kalojë procedura dhe garantimi i transparencës.

Si do zhvillohet provimi i gjuhës angleze me zgjedhje? Në udhëzimin e parë thuhet se gjuhët e huaja me zgjedhje( pra dhe anglishtja) do zhvillohen në nivelin B2. Më pas, në udhëzimin e fundit, i cili u bë publik pak para se të plotësonim formularin A1, për anglishten ishte bërë një ndryshim. Provimi do zhvillohet sipas metodës TOEFL Junior.

Problemi qëndron te fakti që në tre vitet shkollore nuk kemi punuar me këtë metodë. Gjithashtu paqartësia jonë është se nuk dihet si do procedohet për të realizuar seksionin ‘’listening’’ duke marrë parasysh mungesën e kushteve nëpër shkolla.

Në bazë të kushtetutës e drejta e ankimimit është e garantuar, çka do të thotë që duhet të përmbushen të gjitha hallkat mbështetëse edhe për ne maturantët nëse do të kemi kontestime për notën dhe mund të kërkojmë deri në fund ndryshimin e vlerësimit sipas asaj që meritojmë. Në udhëzimin e MAS kjo e drejtë na është mohuar. Do donim të dinim arsyen e këtij mohimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s