Nëse nuk dëshiron arsimin e lartë, ja çfarë mund të bëni

Jo të gjithë të rinjtë janë të prirur të ndjekin studimet e larta. Kjo gjë mund të varet nga shumë faktorë dhe nuk është aspak turp të mos vazhdosh studimet akademike pasi të mbarosh shkollën e mesme.

Gjithashtu është kotë të humbni kohë pa bërë asgjë për t’u përmirësuar, kur në të vërtetë ekzistojnë shumë alternativa për studimet universitare. Disa prej tyre janë:

Bëni vullnetarinvulnetarizme.jpg

Vullnetarizmi është diçka që në radhë të parë mund të pasuroni veten, çka do të thotë se ju mund të ushtroheni diku, ku e ndieni veten më shumë të aftë. Pavarësisht se nuk do të paguheni, ju do të mund të përfitoni një përvojë të madhe.

Nëse do të vendosni që për një vit rresht t’i përkushtoheni totalisht kësaj gjëje, atëherë ju do të mund t’i jepni të tjerëve një ndihmë shumë të madhe. E ku ka më mirë që përvojën tuaj të daljes në jetë ta filloni me përfitime shpirtërore.

Shëtisni botënIndipendant-Travel1-2000x1250.jpg

Udhëtimet nuk është e thënë se janë gjithmonë të kushtueshme dhe të pamundura. Nëse keni në dispozicion një vit të tërë, ju mund ta shfrytëzoni këtë kohë për të shkuar vizitë në shtëpitë e të tjerëve (të afërmeve, miqve, të njohurve) dhe për të marrë prej tyre përvoja të veçanta.

Ose mund të shkoni në emigracion të punoni në ferma ku në shkëmbim mund të merrni para dhe strehim, ashtu siç bëjnë shumë të rinj.

Kursenikurse para

Universiteti kushton, ndaj nëse keni vendosur të bëni një pushim përpara se ta ndiqni atë, atëherë gjatë kësaj kohe ju mund të punoni dhe të lini mënjanë para. Do të ndiheni shumë të motivuar pothuajse për të gjithë jetën nëse ju do ta nisni kështu atë.

Do të filloni të merrni përgjegjësitë tuaja dhe prindërit e familja do të ndihen krenar për ju.

Ndiqni një pasionndiq pasionin.jpg

Keni pasion fotografinë, recitimin, apo kompjuterin? Përfitoni nga kjo periudhë për të investuar në një kurs informimi që do t’ju mbushë me vitalitet, ndërkohë që do t’ju shërbejë edhe për të ardhmen.

 

 

Trashëgoni ndonjë zanat zanat.jpg

Shumë prej jush mund të kenë prindër ose të afërm zanatçinj, pra me çfarëdo zanati. Nëse ju pëlqen ju mund të trashëgoni fare mirë zanatin e tyre. Kështu mund të bëheni marangoz, këpucar, argjendar etj. E rëndësishme është që, gjithçka që do të bëni në jetë ta bëni me dashuri. Pra ta doni punën, pasi ajo do t’ju mbajë ekonomikisht, por edhe më mirë shpirtërisht.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s