Piktura, pasion i pavdekshëm

“Piktura është  pasioni, i cili do ngelet me mua gjithë jetën.” rrëfehet Artenida (për blogun Të Rinjtë & Sfida), vajza që sfidon veten në fushën e pikturës.  Piktura është pasioni, i cili nuk do të vdesë kurrë.

Por për shkak të angazhimeve të shkollës dhe punës, pasioni i Artenidës flinte ne sirtarin e saj të ëndrrave. “Ka pasur raste kur e kam lënë pas dore për shkak të punës dhe shkollës, koha ishte e limituar. Mbi të gjitha piktura do dhe frymëzim. Por ka pasur raste të tjera kur pikturën e kam marrë shumë seriozisht dhe i kushtoj rëndësi e kohë sa herë më ngelet ndonjë orë bosh.”thotë Artenida.

This slideshow requires JavaScript.

Etja për të jetuar jetën në maksimum dhe për të ndjerë qetësi po mbi të gjitha për të qenë vetvetja, e ka bërë atë të merret edhe me kërcimet latine.”Kam ndjekur kurs kercimi latin. Më përpara dy miq të mi më kanë mësuar pak nga baleti, por që jam marrë seriozisht dhe me angazhim të tepërt ka qenë kercimi latin. Gjithashtu edhe te kendoj më pëlqen. Me pak fjalë, unë kthej në hobi cdo gjë që mua më jep qetësi, dhe që më vë në kontakt me njerëz të ndryshëm.”

This slideshow requires JavaScript.

Si çdo fushë edhe piktura ka sfidat e veta. Sidomos në Shqipëri artistët e rinj e gjenjnë shumë pak veten. Megjithatë Artenida është këmbngulëse dhe me zërin e saj përpiqet të bëjë çmos që t’ia dalë. Sepse çdo kush ka një pasion. Por pasioni kërkon angazhim, forcë dhe guxim, të gjitha këto virtyte i ka piktorja Gjoni.

“Po përpiqem të ngre zërin, dhe madje do cirrem për të treguar se sa vlej në atë fushë. Së shpejti do vij edhe me video tutorials për të treguar si mund të bësh një portret apo si mund të përdorësh çdo gjë që ty të duket e pavlefshme që e hedh në kosh , ta kthesh përsëri në jetë. Thjesht më duhet shumë punë. Për momentin jam në fazë njohjeje.” shprehet Artenida.

Forca shpirtërore dhe dëshira për të bërë sa më shumë aktivitete karakterizojnë Artenidën, vajzën me vullnet të pafund. Secili prej nesh ka një ëndërr, diferenca me Artenidën qëndron se ajo ëndrrat i realizon dita-ditës me mund dhe dashuri.

This slideshow requires JavaScript.

Në vijim shikoni videon multimediale do mësoni më shumë rreth pikturave të Artenidës, hobeve të saj, dashurinë për kafshët, pasionin për muzikën.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s