Si të kaloni sezonin e provimeve me sukses

Sezoni i provimeve është periudha ku studentët stresohen më shumë se kurrë. Celësi për ta kaluar me sukses këtë periudhë qëndron tek taktika e të studiuarit. Vetëm kjo mund të bëjë një diferencë të madhe në suksesin apo dështimin e përgatitjes suaj mësimore.

Ndiqni këta pesë hapat dhe do ta gjeni studimin më të thjeshtë nga ç’e kishit menduar. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të merrni më shumë informacion dhe të performoni sa më shkëlqyeshëm në fletën e bardhë që pret të mbushet prej jush.

studyjoy.jpg

1.Hapësira. Krijoni hapësirë, mendërisht dhe fizikisht, që do t’ju shërbejë për të zhvilluar studimet tuaja. Zakonisht studimi kërkon përqendrim për një ngjarje specifike, siç mund të jetë dhënia e një provimi.

2.Vendi. Përzgjidhni zonën e studimit dhe përshtateni atë sipas nevojave tuaja. Mund të përdorni edhe letra ngjitëse që shërbejnë për t’ju kujtuar gjëra me rëndësi. Sistemoni librat dhe materialet, në mënyrë që kur t’ju duhen të mos shpërqendroheni dhe të lodheni mendërisht për t’i gjetur.

3.Paqja. Harrojini të gjitha gjërat e tjera që nuk kanë të bëjnë me provimin. Gjëja më e rëndësishme është të futni sa më shumë informacione në kujtesën tuaj. Këto informacione duhen futur sipas rendit dhe përqendrimit të duhur, në mënyrë që kur t’ju duhen, ta dini me saktësi përgjigjen.Pushimi është po aq i rëndësishëm sa studimi: për çdo 30 minuta studim, ju duhet 10 minuta pushim.

4.Kujtesa. Organizojeni seancën tuaj studimore, në mënyrë të tillë që gjërat e rëndësishme t’i mësoni në fillim dhe në fund.

5.Metoda. Metoda më klasike e përdorur prej profesionistëve quhet “shtëpia e kujtesës”, në të cilën ju vendosni gjithçka që doni të kujtoni në vende të ndryshme të shtëpisë. Mund të përdorni edhe argëtimin, duke e provuar vetë në shkallë të ndryshme me fjalët kyçe. Do të habiteni sesa e thjeshtë është të stërvitësh kujtesën me mënyra të ndryshme.

keep-calm-start-studying-tips-for-saving-your-semester

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s