Erlin Rudho, shqiptari që ngjiti Everest

Erlin Rudho është alpinisti shqiptar që ka ngjitur majën më të lartë të botës (Everest) në vitn 2012, pjesëtar në shoqatën “Bjeshkëtare dhe alpiniste Tiranë”. Marrëdhënia e tij me alpinizmin nisi në 2006. Tek ky sport, ai gjen një shumëllojshmëri ndjenjash. Durimi dhe këmbëngulja karakterizojnë Erlinin sepse sipas tij, ky sport kërkon qetësi dhe këmbëngulje.

Kush të sugjeroi këtë sport para 10 vjetësh? Nga more vesh për këtë shoqatë?

eRLINI
Erlini në Everest (8848m)

Po shikoja një emision në televizor për sportet në natyrë, aty mora iniciativën për t’u regjistruar në këtë shoqatë.

Cila është maja më e lartë që ke hipur?

Ngjita malin më të lartë Everest në vitin 2012 (për shpalljen e pavarësisë). Bëhet fjalë për 8848m.

Si u mor kjo nisme per ne everest dhe si e mban mend kete pervoje? 

Ky ishte një nga ngjitjet më ekstreme që kam bërë deri tani. Projekti “7 majat në 7 kontinente” përfshinte ngjtjen e Everestit. Ky projekt u mor shkas më shumë prej 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Sa kohë qëndrove në Azi për ngjitjen e majës më të lartë ne botë?

Me grupin, qëndrova për dy muaj. Në fillim e bëmë ngjitje-zbritje për shkak të efektit të lartësisë. Ishte si ambientim me trysninë e ajrit.

Cfarë ndjeve kur e ngjite malin?

Në fakt ndjeva një bashkim emocionesh, lehtësim, krenari, respekt, qetesi dhe paqe. Arritja e  objektivitit më bëri më të fortë

Cfare majash të tjera ke ngjitur gjatë këtyre viteve?

Kilimanxharon, Elbrusin edhe Akonkaguan.

Pse t pelqen ky sport? Pse e praktikon ?

Ky sport si çdo objektiv kërkon lodhjen e vet për t’u përmbushur. Asnjë nuk mund ta di lodhjen n.q.s nuk e provon nën lëkurën tënde. Fundja, njeriu është krijuar si pjesë e natyrës dhe në natyrë e ka vendin e tij.

Cilat janë sfidat që një alpinist has në Shqipëri?

Po në Shqipëri nuk ka shumë investime dhe nuk ka perkrahje as nga shteti.

This slideshow requires JavaScript.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s