Zgjodha ndryshe nga të tjerët, zgjodha arsimin profesional

Miki mujo, nxënës në vitin e tretë në Shkollën e Mesme Teknologjike Elektrike “Gjergj Canco” studion për web dizajn. Miki mendon se arsimi profesion është një zgjedhje e mirë pasi përvec dëftesës të mundëson dhe certifikatën. 

Ëndrra e tij është të themelojë një kompani dhe kompjutera dhe të merret me web dizajn. Sipas Mikit arsimi profesional është hapi i parë për të nisur rrugëtimin e ëndrrës së tij. Ndiqni intervistën në vijim për të mësuar dëshirat dhe sfidat e Mikit, nxënësit 17-vjecar energjik.

Miki Ambra
Gjatë intervistës me Mikin, nxënësin 17-vjeçar që studion web dizajn në shkollën profesionale “Gjergj Canco”

Pse të rinjtë nuk zgjedhin arsimin profesional?

Sipas shumicës së të rinjve, kur dëgjojnë për shkollat profesionale mendojnë direkt që shkojnë nxënësit që nuk mësojnë. Paragjykojnë arsimin profesional për këtë arsye.

Si e more informacionin për këtë shkollë?

E kam Pasur gjithmonë pasion për t’u marrë me kompjuterin dhe gjërat elektronike. Një shok, i cili është më i madh se unë, duke e ditur ai pasionin tim, më sugjeroi shkollën. M’u duk një ide e mirë, keshtu e fillova aty gjimnazin.

Cfarë degësh përfshin shkolla “Gjergj Canco”?

Kjo shkollë përfshin: Elektronikën, IT-in, dhe web dizajn. Në web dizajn ka një ndarje mes dizajnimit dhe programimit të faqes si dhe elektronika.

Cilat janë lëndët e degës që studion? 

Nga viti në vit hiqen disa lëndë dhe shtohen të tjera. Disa nga lëndët janë: Hyrje në Programim (web), praktika bëhet dy herë në javë.

A bëni praktika të ndryshme në shkollë?

Po, bëjmë mjaft praktika, të cilat janë inovative. Në shkollë bëjmë disa projekte të mira, pavarësisht se disa pajisje mungojnë, përpiqemi të gjithë për të gjetur një zgjidhje të mesme.Problemi nuk qëndron tek mungesa e një baterie, nxënësit nuk vijnë sepse ekziston paragjykimi tek ata.

A janë plotësuar të gjitha kushtet për realizimin e këtyre praktikave?

Po, kemi laboratore të ndryshme, si ai i elektroteknikës, i rrjeteve elektronike, IT, web dizajn.

This slideshow requires JavaScript.

Cili është avantazhi i shkollës profesionale dhe ku bën diferencën me gjimnazim e përgjithshëm?

Avantazhi i shkollës profesionale qëndron tek certfikimi që shkolla të jep cdo dy vjet pasi zhvillon një testim për njohuritë e tua. Ky provim të certifikon për ciklin tënd dy vjecar të studimeve. Së dyti, pasi përfundon shkollën dhe merr certifikatat nëse nuk ke dëshirë të vazhdosh studimet e larta, ti mund të fillosh punë me anë të kësaj certifikatë. Me anë të kësaj shkolle ti je më i aftë dhe ke njohuri më të specifikuara se sa një person që mbaron p.sh. gjimnazin e përgjithshëm dhe vazhdon shkollën e lartë, nuk ka njohuritë e posacme, pra, e nis nga fillimi. Disavantazhi është se nuk ështe tre vjet si gjimnazi i përgjithshëm por katër vjet.

Cfarë do doje të kishe më shumë për sa i përket kushteve në degën që studion?

Në degën ku studioj unë (web dizajn), nuk është se më duhet ndonjë kusht përvec kompjuterave dhe internetit që kemi . Thjesht, duhet të kesh ide të vecanta, programin, kompjuterin. Në degën e elektroteknikës ka më shumë nevojë p.sh., duhet një pajisje që s’mund ta ketë shkolla se është shumë e kushtueshme dhe që në Shqipëri nuk gjenden.

Cfarë planesh ke Miki pasi të përfundosh shkollë? 

Si fillim, do vazhdoj shkollën e lartë për informatikë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe më pas dëshiroj të hap një kompani ku të merrem me krijimin e logove, fletpalosje, reklama dhe të krijoj faqe web dizajn. Gjithashtu do më pëlqente të bashkëpunoja dhe me persona që janë në fushën e elektroteknikës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s