Përvoja e shpirtit vullnetar në azil

Vullnetarizmi është një akt i domosdoshëm për shoqërinë. Në këtë mënyrë, tregojmë humanizmin tonë si qenie njerëzore.Erjona Keçi, studentja e degës së Inxhinierisë Matematike është një prej të rejave që me anë të vullnetit dhe dëshirës për të ndihmuar të moshuarit, tregoi shpirtin e saj humanitar.

Cilat ishin ndjesitë që përjetoi Erjona në Azil? Cfarë mësoi nga kjo përvojë? dhe shumë pyetjeve të tjera i përgjigjet me dashamirësi për blogun “Të Rinjtë dhe Sfida”.Erjona 1

Si e more Erjona iniciativën të kryesh punë vullnetare tek azili i të moshuarëve?

Kam qenë pjesë e një organizate vullnetare për 3 vite dhe jam marrë me punë vullnetare të ndryshme. Idenë për të shkuar në një shtëpi të moshuarish e hodhi një shok i klasës dhe nga aty më lindi dëshira dhe mua të shkoj dhe të jap kontributin tim në atë shtëpi.

E di se një ditë të gjithë do të plakemi ndaj dhe doja të ndihmoja sadopak me punen time .

Cfarë ndjesi pate sa hyre? Ca të bëri përshtypje?

kur u futa në fillim po ndihesha pak në siklet sepse të gjithë i kishin sytë nga ne por kur i takum dhe na buzëqeshën më shumë dashuri kuptova që nuk kisha pse të shqetësohesha. Të gjithë u miqësuam shumë shpejt aty. Ishte ambient shumë i ngrohtë.

Sa të moshuar kishte azili? Dhe si titullohet ai?

Aty ndodheshin 21 të moshuar(meshkuj) . Ajo shtepi quhet  ”SHTËPIA E TË MOSHUARVE TIRANË”.

Cfarë përahtypje të lanë të moshuarit? Kishin ardhur për shkak se s’kishin njeri apo se i kanë braktisur aty?

Që në filllim kuptova që ato ishin njerëz të dashur por pas pak minutash pasi entuziazmi im u venit disi , nisa t’i shikoj gjërat me një sy tjetër. Të moshuarit aty m’u dukën të trishtuar dhe secili kishte marrë një histori të  trishtuar më vete. Dikush nuk kishte krijuar familje fare, dikush i kishte djemtë në emigrim e disa të tjerë nuk preferonin të flisnin per këto gjëra.U ndieva shumë keq në fakt.

Sa orë qëndrove dhe cila janë aktivitet që ke kryer aty?

Aty si grup qëndruam 2 orë e 30 min. Unë kam ndihmuar në përgatitjen e sallatës së frutave(bëmë shumë sallatë në fakt ) ,ndihmova në shërbimin e pijeve dhe frutave dhe në fund lava enët. Të them të drejtën ajo që më bëri jashtë mase përshtypje ishte se pë drekë të moshuarit hëngrën nga 2 byrekë dhe një gotë kos (kjo nuk m’u duk aspak normale në fakt, dhe më krijoi një ndjesi të cuditshme,. Ndjeva shumë keqardhje në fakt).

Nga pikëpamja komunikative ishin të afrueshëm të moshuarit?

Në fillim ishin pak të largët por u miqësuan shumë shpejt sidomos me disa tipa të grupit.

Si do ta përshkruaje përvojën tënde, për aq kohë sa qëndrove aty brenda?

Për aq orë sa qëndrimi ishte shumë pak kohë do thoja që të gjithë duhet të shkojmë atje për t’u dhënë sado pak ndihmë ,apo thjesht për t’u falur një ditë ndryshe. Mua më duket një përvojë shumë interesante dhe  për më tepër më bëri të reflektoj mbi veten. Prindërit i duan shumë fëmijët e tyre dhe nuk e  meritojnë të përfundojnë në një azil si pjesë e harruar e shoqërisë. Femijet duhet ti vleresojne me shume prinderit e tyre dhe ti rrespektojne ato, mos te harrojme ketu dhe faktin qe nje dite  mbase do behemi dhe ne prinder dhe bota rrotulllohet shpejt.

Sipas teje Erjona cilat janë sfidat e atyre të moshuarëve në azil?

Sfida më e madhe e tyre mendoj se është të pranuarit në shoqëri. Mendoj se ato ndiheshin disi të ndarë nga shoqëria në botën e tyre. Mendoj se ato do donin të quheshin njerëz normalë pa të afërm POR me dinjitet .

Mes të rinjve dhe të moshuarëve ka disa barriera që shpeshherë pengojnë komunikimin, po ti si i kapërceve këto barriera ?

Në fakt unë mendoj se një barrierë e atillë nuk ekziston të paktën në komunikim (në mentalitet mbase po). Mendoj se komunikimi ka të bëjë më shumë me karakterin e gjithsecilit, se sa i aftë është secili prej nesh të bëjë personin tjetër të ndihet mirë në komunikim. Mendoj se deri diku i kapërceva këto barriera duke biseduar për gjëra të jetës së tyre të perditeshme  dhe duke luajtur me to domino (dominotë nuk lejoheshin në atë shtëpi  por i thyem pak rregullat sepse donim të argëtoheshim të gjithë).

Cfarë mësove nga kjo përvojë? Për ca mendon se të shërben?            photo grandma

Nga kjo përvojë mësova se duhet t’i vlerësojmë prindërit , ti duam. Kjo përvojë më bëri të mendoj se mbase është e vërtetë ajo teoria që e kemi prejardhjen nga kafshët. Nuk mendoj se është dicka e njerëzishme që dikush të ketë një familje dhe të përfundojë në një shtëpi të moshuarish.

Kjo, jo sepse shtëpitë e të moshuarve nuk duhen vlerësuar  por mendoj se është ndryshe të të braktisin fëmijët e tu në atë shtëpi dhe është ndryshe kur nuk ke familje dhe shkon në atë shtëpi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s