Shto jetën tënde më një pedalim

Lëvizja me bicikletë bën mirë shëndetit tuaj për shumë arsye.Faktorët të cilët sjellin përfitime janë lehtësisht të llogaritshëm: falë prodhimit më të madh të endorfinës, venat zgjerohen dhe zemra rrit dimensionet e saj duke përmirësuar funksionin; pedalimi është një mënyrë e mirë për të larguar stresin.

Duke pedaluar më shumë, ju do të mund të keni një mendje më aktive dhe të jeni më të shëndetshëm. Ndër të tjera, ju do të mund të përfitoni tre të mira jo materiale të pakrahasueshme:

Pedalimi përmirëson mënyrën se si të përballoni problemet li-youth-mental-health-620.jpg

Shpeshherë rutina dhe problemet e gjithë ditës, mbase ju trullosin dhe ju bëjnë të humbisni kontrollin e situatës. Pedalimi ju ndihmon të ruani ekuilibrin tuaj mendor dhe fizik: dhënia e biçikletës nën shi, diell apo në të ftohtë, rrit rezistencën fizike dhe rrjedhimisht atë mendore, duke arritur madje edhe një menaxhim më të mirë të stresit.

Lëvizja me biçikletë kërkon një impenjim dhe forcë fizike jo pak të konsiderueshme: duhet të përballoni gropat në rrugë, me motin që ndryshon papritur, mund të djersini, ndërsa mundësia e shfryrjes së një gome ekziston gjithmonë. Megjithatë, sapo arrini në destinacionin tuaj ndieni kënaqësi. Kështu, thellë në vete, do të pranoni se për të zgjidhur problemet tuaja duhet kohë, lodhje, djersë, impenjim, por që gjithsesi, e dini se si duhet të silleni. Dhe në këtë mënyrë, ju do të jetoni më qetësisht.

Do të ndiheni pjesë e një grupiyouth

Nuk është patjetër e nevojshme të regjistroheni në një shoqëri çiklistësh, por mjafton shumë pak për t’u ndier pjesë e komunitetit: lëvizni çdo ditë me biçikletë. Biçikleta mund të bëhet domosdoshmëri për trupin tuaj, një pjesë e juaja, të cilën mbase nuk do të donit ta ndërronit me asgjë tjetër. Nuk është se do të bënit diçka të jashtëzakonshme, por gjithsesi, do të kontribuonit ndaj një ndryshimi kulturor, i cili i bën veçse mirë shëndetit, portofolit dhe mjedisit në të cilin jetoni.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s