Muzika, ëndrra dhe sfida ime më e madhe

Joni Aliraj sfida

Joni Aliraj është talenti më i ri në tregun muzikor po ashtu dhe kantautor.  Pjesëmarrës në “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.  Joni ka një karakter të fortë dhe nuk rresht kurrë së luftuari. Kjo për shkak dhe të origjinës vlonjate. Në vijim lexoni intervistën me Jonin.

Muzika për të është dicka e pashpjegueshme sepse ndodhet brenda shpirtit të tij. Ai rrëfen sfidat që has në tregun muzikor, këngët e tij, pjesëmarrjen në dy festivalet (Top Fest dhe Kënga Magjike), ëndrrat dhe planet qe ka.

1.Joni, kur e krijove raportin tënd me muzikën? Sa kohë ke?

Raporti im me muzikën ka lindur diku nga mosha 17 vjeç që nga momenti që kam prekur kitar për herë të parë dhe aq shumë më pëlqeu tingulli i saj sa thashë unë do ta blej një ditë. Kështu mësova të luaj kitar. Fillova të marr leksione në konservatorin privat ” Internacional” në qytetin tim në Vlorë. Kam marrë leksione rreth 6 muaj sepse u largova për në Greqi dhe i lashë pergjysmë.  Por vazhdova të mësoj nëpërmjet  YouTube-it. Fundja, aty meson gjithcka!

2. çfarë është muzika për ty?

Muzikën nuk mund ta përkufizoj me një apo dy fjalë. Është e pamjaftueshme. Por mund të them se s’mund ta mendoj dot sesi do te ishin ditët e jetës sime dhe jo vetëm, pa një melodi në radio apo në tv , të nisje makinën dhe mos të kishte muzikë në sfond ,të shkoje në club dhe te kishte vetëm drita me pak ndricim , kjo s’do kishte kuptim. Do kishte vetëm njerëz që flisnin pafund dhe plot zhurma të tjera anësore.

3.Cila është kënga jote e parë dhe në c’kushte e shkrove?

Kënga e parë që kam kompozuar titullohet” My way” e kam shkruar në anglisht. Ka qenë dicka fare e thjeshtë dhe ishte prova e parë e nje kompozimi. Ndihesha sikur kisha bërë diçka të madhe kur ja tregoja dikujt, ndërsa kënga e parë e kompletuar dhe e punuar siç duhet ka qenë ” Larg si yjet tokë” ku mora pjesë dhe në Top Fest (2014). Ishte dalja ime e parë në tv.  Tekstin e kam shkruar brenda 20 minutash, ndërsa muzikën e kisha gati. E luaja shpesh ashtu pa tekst. Madje herë-herë pyesja shokët më gjeni dicka për këtë muzikë një ide, një nisje. Ata nuk mundeshin. Kështu që një ditë ja dola dhe shkrova diçka që për fat të mirë u lidh bukur me atë melodi.

Çfarë përvojash pati në festivalet pjesëmarrëse? Cili festival i ka lënë më shumë mbresa? Sa këngë ka realizuar Joni?  Cfarë planesh ka për të ardhmen? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i gjeni në pjesën e dytë të intervistës në formatin podcast. Dëgjojeni!

This slideshow requires JavaScript.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s