Tirana Ekspres, ambient alternativ dhe krijues për studentët

Tirana Ekspres është një hapësirë, ku të rinjtë mund të argëtohen nëpërmjet kulturës dhe aktiviteteve të ndryshme sociale.

TE është një qendër alternative për zgjerimin e kulturës, socializimit në kryeqytet. Kjo organizatë jo-fitimprurëse është krijuar nga një grup producentësh, artistësh, dhe aktivistësh të pavarur, me synim shkëmbimin e mendimit artistik, social në nivel local, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ekspozita dhe evente kulturore kanë pasur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Tiranë, Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Republikës së Francës, Alliance Française, Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, British Council, Austrian Development, etj. Komuniteti i TE angazhon të rinjtë e qytetit në mënyrë që të laborojnë  ide, mendime kritike, frymë bashkëpunuese dhe përgjegjësi civile.

This slideshow requires JavaScript.

Gjatë vitit të fundit TE ka organizuar më shumë se 100 aktivitete dhe projekte. Përveç nismave direkte, kjo hapësirë ka shërbyer edhe si vend takimi dhe shprehje i shumë nismave të tjera kulturore, artistike, sociale dhe mjedisore. Aktivitetet e mëposhtme janë vetëm një përzgjedhje e disa prej projekteve, si:

  1. “Capture Albania”, ekspozitë dhe konkurs fotografie, në bashkëpunim me British Council;
  2. “RESPEKT”, fushatë komunikimi dhe një seri koncertesh Rock në bashkëpunim me ADA (Austrian Development Agency);
  3. Koncert i formacionit prej 40 instrumentistësh i kryeqytetit, realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë;
  4. “Balkan Beyond Borders”, festivali i filmit të shkurtër, realizuar me Tirana Art Lab dhe European Fund for the Balkans;
  5. “Tre Net Arbëresh”, seri prezantimesh, ekspozitë, takime dhe shfaqje
    artistike nga grupe arbëresh, realizuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura;
  6. “Dita Botërore e Ambientit”, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s