Rregullorja e re ndryshon zgjedhjet e Universiteteve

Universitetet publike më 20 prill do zhvillojnë zgjedhjet për autoritetet që do t’i drejtojnë për katër vitet e ardhshëm.

Sipas rregullores së re të hartuar nga Ministria e Arsimit, autoritetet drejtuese duhet të kenë titullin “profesor” ose “doktor shkencash”, dhe jo medoemos duhet të jenë pjesë e personelit të brendshëm të një universiteti që të kandidohen në një post drejtues.

IMG_7523

Studentët janë pjesë e zgjedhjeve. Pjesëmarrja e tyre ka vetëm 10 % të totalit të përgjithshëm të votave. Zgjedhjet do të organizohen në të gjitha universitetet, në të njëjtën ditë dhe do të ndiqet një procedure tërësisht diskrete.

Përvec mandateve, të cilat do të kufizohen në 2 (të tilla), çdo kandidat nuk mund të kandidojë për më shumë se një post autoriteti drejtues njëkohësisht. Këto janë kriteret parësore që parashikohen në rregulloren për zgjedhjet e autoriteteve drejtuese të universitetit.

Për sa i përket administrimit të zgjedhjeve në poste drejtuese ekzistojnë dy komisione. Së pari është Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, i cili përbëhet nga senati. Së dyti, Komisioni për Zgjedhjen në Fakultete, derivat i komisionit të parë dhe krijohet jo më vonë se 3 ditë pas konstituimit të tij.

Fillimisht, Komisioni Institucional shpall regjistrimin për rektor, dekan, përgjegjës departamenti, anëtar senati apo komisioni të përhershëm. Veç tyre janë edhe komisionet e qendrës së votimit që ngrihen kur ka më shumë se një qendër votimi, e cila nuk duhet të kalojë numrin e 1 mijë zgjedhësve. Komisioni i qendrës së votimit ka për detyrë vetëm organizimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s