60 % e të rinjve europianë nuk praktikojnë aktivitet sportive

Sipas të dhënave, të rinjtë mes moshës 11 dhe 14 vjeç, praktikojnë kryesisht sporte jashtë shkollës, ku jo gjithmonë ky lloj aktiviteti fizik është ai i duhuri.

Në Europë, 37 % e adoleshentëve nuk e praktikojnë sportin, ose rreth dy orë në javë ndërsa 60 % e tyre kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë çdo ditë.

Sot, kemi shumëllojshmëri dhe nuk harxhojmë më energji për të lëvizur, falë ashensorëve, makinave dhe mjeteve të tjera të transportit. Kjo ndikon negativisht në shëndetin e të rinjve. Aktiviteti fizik, i praktikuar në mënyrë jo të rregullt nga të rinjtë, ka shumë pak ndikim në këtë ekuilibër.lazy-teenager-001

Sipas sondazheve, të rinjtë qëndrojnë larg çdo lloj aktiviteti fizik se kanë pak kohë në dispozicion dhe sepse lëvizja nuk u pëlqen aspak. Pjesa më e madhe e adoleshentëve që praktikon sport, e bën sepse u duket argëtues.

kis fat.jpg

Ushtrimet e rregullta përmirësojnë aktivitetin neuromuskulor dhe ndjenjën e mirëqenies për të përballuar stresin. Për më tepër nuk duhen nënvlerësuar edhe pasojat sociale: të rinjtë që nuk merren me sport, kur përfshihen në një aktivitet fizik në grup, e ndiejnë veten në vështirësi, me rrezikun për ta ndjerë veten të mënjanuar.

Kjo çon në krijimin e një rrethi vicioz (sedentarizëm dhe rritje në peshë), nga cila është e vështirë të dalësh.

Sipas një studimi australian, i bërë në një kampion prej 2300 vetash të moshës 13 vjeç ka treguar se praktikimi i sportit përmirëson aspektin psikologjik dhe cilësinë e jetës së të rinjve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s