Sport, jo pasivitet!

Sporti është i domosdoshëm për zhvillimin e aftësive fizike por edhe psikike. Ushtrimet fizike duhet të bëhen zakon, sikurse është gjumi dhe ushqimi. Sipas studiuesve, sporti ndikon në psikologjinë e të rinjve, duke i bërë ata kreativë dhe jo pasive mbi laptop.

Sipas Daily Mail, këto janë disa nga aktivitet sportive që të rinjtë mund të zhvillojnë gjatë kohës së lire, në mënyrë që ulin nivelin e pasivitetit.

woman-lifting-kettlebell_0

Futbolli, është sporti që preferohet më shumë nga gjinia mashkullore. Futbolli stërvit në mënyrë uniforme gjithë trupin dhe dhuron caste argëtimi dhe zbavitje. Futbolli  konsiderohet si një sport me kontakt të fuqishëm trupor.

Kërcimi është me të vërtetë magjepsës se stërvit gjithë trupin, ndërsa ngre themelet për një shtyllë kurrizore të fortë dhe të drejtë.

Basketbolli është një nga sportet më popullorë. Duke luajtur basketboll përmirësohet gjendja  fizike, ndërsa njëkohësisht të forcon vetëbesimin.

Tenisi është sporti më pak i zhvilluar tek ne. Nëpërmjet tij, të rinjtë zotërojnë përqendrim dhe saktësi, ndërsa njëkohësisht forcohet sistemi i tyre muskulor.

Noti është një ushtrim i plotë sepse muskujt e trupit lëvizin, duke i dhënë trupit harmoni dhe gjallëri. Ky sport zhvillohet në stinën e verës më shumë dhe më pak në dimër.

Ski është sporti që zhvillohet në stinën e dimrit, në majat e maleve ku mushkërijtë mbushen me ajër të freskët.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s