Të rinjtë në grackë të papunësisë

Personat nga mosha 15-deri në 64 vjec, kanë rritur numrin e atyre që janë të papunë. Të  dhënat e INSTAT mbi Anketën e Forcave të Punës për vitin 2015 tregon se shkalla e  papunësisë ka arritur në 17.9 %, duke u rritur me 1.5 % krahasuar me vitin 2014.

Por nëse  i referohemi të dhanëve të të papunëve për grupmoshat e reja, ky nivel arrin në afro 32 %.  Sipas kësaj ankete gjatë vitit 2014 numri i të papunëve në Shqipëri është 219.797 persona.

 Shkalla e papunësisë për meshkujt e grup-moshës 15-64 vjec është 19,7 % dhe për femrat  është 15,5 %. Krahasuar me vitin e mëparshëm pati një rritje të shkallës së papunësisë me  1,5 pikë %. Ajo c’ka vecojnë statistikat është se të rinjtë janë të prekur më shumë nga  papunësia.kerkoj-pune

Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është  32,5 %, (35,6 % për meshkujt dhe 27,4 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës,  shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 5,3 pikë %. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT mbi numrin e të punësuarve, ai është rritur disi, por pa mundur të zbusë mjaftueshëm numrin e të papunëve. Gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.037.000 persona.

Krahasuar me vitin pararendës punësimi u rrit me 1,3 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 20,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42,7 % dhe 39,4 % të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2015, 53,5 % e të punësuarve janë punonjës të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit dhe 16,3 % janë nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s