Dhjetëra vetë më shumë të infektuar me HIV AIDS se vitin e kaluar

Për vitin 2015 u zbuluan 87 persona të prekur nga AIDS në një fazë të zhvilluar, sa 6 prej tyre humbën jetën. Sipas Zërit të Amerikës, janë mbi 870 persona me HIV AIDS, prej të cilët 613 janë meshkuj, 257 femra dhe 40 fëmijë.

Ndërsa 10 raste të reja cdo vit diagnostifikohen me këtë sëmundje. Këtë vit, nga 87 persona me HIV AIDS, 63 janë meshkuj, 24 femra dhe 7 të rinj deri në moshën 24 vjecare.

Sipas raportit të fundit të Instututit të Shëndetit Publik, meshkuj-femra ka qenë 4 me 1, ndërsa është zbritur 3 me 1, kjo si rezultat i rritjes së numrit të femrave me HIV. Problem i dukshëm është testimi dhe diagnoza, sipas dr. Arjan Harxhi, mjek konsulent dhe drejtues i Qendrës Ambulatore për HIV / AIDS.

Si pjesë e të drejtave njerëzore testimi për HIV është vullnetar. Kjo është bërë problem kryesor në një popullatë që nuk është e vetëdijshme për rrezikun e infeksionit HIV AIDS. Por ka skema që kërkojnë kontrollin për HIV / AIDS në çdo rast që dyshohet për një faktor risku, të tilla si në maternitete dhe pediatri apo në dhurimin e gjakut, thotë Roland Bani, koordinator kombëtar anti-AIDS.

Mjekët dhe veprimtarët pohojnë se parandalimi i HIV AIDS është më i lehtë dhe më i domosdoshëm se sa mjekimi i vonuar. Por fondet shtetërore dhe ato të donatorëve janë shumë të pakta.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s