684 individë me sindromën down në Shqipëri

Dita Botërore e Sindromës Down shënon 11 vjetorin e saj më 21 mars. Në Shqipëri jetojnë rreth 684 individë me sindromën Down. Individët me sindromën Down gëzojnë të drejta të barabarta me personat e tjerë si fëmijët ashtu dhe të rriturit. Kjo përfshin mundësinë e pjesëmarrjes së plotë në komunitetet ku jetojnë.

Por në shoqërinë tonë këta individë përballen me qëndrime negative, diskriminim dhe përjashtim, duke krijuar kështu komunitete ku fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down nuk mund të integrohen në mënyrë të sukseshme në grupet e moshatarëve të tyre.

Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje të gjalla rezulton me sindromën Down. Kjo ditë është themeluar nga Shoqata e Sindromës Down në Amerikë në vitin 2006, me qëllim theksimin e të drejtave të tyre.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi i të drejtave dhe nevojat për individët që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse në komunitetin ku jetojnë.

Një rezolutë për të observuar 21 marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës down është adaptuar me konsensus nga asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara në dhjetor të vitit 2011. Prej 2012-ës 21 Marsi shënjohet dhe në vendin tonë.

This slideshow requires JavaScript.

Leave a comment