200 vetëvrasje dhe 400 përpjekje për t’u vetëflijuar brenda vitit në Shqipëri

Numri i vetvrasjeve është rritur ndjeshëm vitet e fundit në Shqipëri. Një dukuri sociale kjo, me përmasa alarmante për një vend në post-tranzicion. Duke u referuar forumeve psikologjike, bëhet fjalë për 200 vetëvrasje në vit dhe 400 tentativa të tjera, për t’u vetëflijuar.

Pra, numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është më i lartë se numri i vrasjeve nga krimet e ndryshme. Pafuqia mendore për zgjidhjen e konflikteve të aspekteve të ndryshëm si ekonomiko-shoqërorë dhe presioni për të qenë i suksesshëm konsiderohen si dy nga shkaqet kryesorë, që i çojnë shqiptarët drejt vetëvrasjes. Gjinia më e prekshme është femërore, pasi kalojnë më parë në purgatorin e dhunës psikologjike dhe fizike. Shkaku i një vetvrasjeje s’eshte gjithmonë tek paratë por ka dhe shumë faktorë të tjerë që mund të bejnë që një njeri të mendojë t’i japë fund jetës së tij.

Sidoqoftë faktorët janë të përditshëm dhe shumë  kompleksë. Gjendja emocionale është  faktori që dominon numrin e vetvrasjeve. Depresioni është një çrregullim mendor që ka gjasa të çojë në vetëvrasje, zgjidhja në këtë rast është ndihma e një specialist, psikolog. Teknologjia është një tjetër faktor që ka rritur numrin e vetëvrasjeve, rrjetet sociale si facebook, tëitter, tumblir etj.

Stuck-in-Sorrow

Fakti që rrjetet sociale ndihmojnë njerëzit për të komunikuar në një rrjet virtual dhe për t’i bërë publike të gjitha ngjarjet e tyre, nuk do të thotë se ka një aktivizim komunikimi real. Komunikimi është virtual, ndonëse sjell një krizë në komunikimin drejtpërdrejt. Sfera publike është dominuese në jetën tonë, por ja që dhe sfera private i nevojitet secilit prej nesh. Sfera private ruan dinjitetin tonë dhe çështjet tona personale. Në momentin që humbasim dinjitetin, humbasim dhe një pjesë të personalitetit tonë.

Psikologjikisht ndodhemi në një gjendjeje hiçi dhe nënvlerësimi. Një rast që e dëshmon këtë që sapo thashë është vetvrasja e Audrie Pott, një adoleshente 17-vjeçare që vrau veten në vitin 2012. Gjatë kohës që ishte pa ndjenja 3 nga shokët e klasës së saj fotografuan aktin e përdhunimit e më pas e postuan në rrjetin social facebook. Por, vetëm tetë ditë pasi e sulmuan seksualisht i dha fund jetës së saj duke u vetvrarë me një armë para oborrit të shkollës.. Prindërit e Audrie krijuan “Audrie Pott Foundation”, e cila  është një organizatë jofitimprurëse me synim prezantimin e mbrojtjes nga hapësira kibernetike, nëpër shkolla. Shkaqet në vetvete nuk kanë hiearki, si në Shqiperi, si në Amerikë çdo vit rritet numri i vetëvrasjeve.

Në vend që të fajësojmë, ne mund të ofrojmë ndihmën tonë, për të thënë që vetëvrasja nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s