Ta shohësh botën me sytë e Doljanës

Doljana Velia

Doljana Velia, një  studente e verbër  tregon rrugëtimin e jetës së saj. Një rrugëtim plot sfida, dritë dhe shpesë

 Cilat janë ngjyrat që të karakterizojnë jetën ?

Unë ngjyrat e lidh me të bukurën. Mendoj se ngjarjet që më karakterizojnë janë shumë më të bukura se ato që shihen me sy të lirë.
Ngjyrat që më frymëzojnë më tepër janë katër por normalisht janë edhe më shumë se kaq. Së pari është familja, e cila kurrë nuk e ka kursyer dashurinë , mbështetjen morale dhe financiare, për të më ndihmuar. Ajo më jep mështetje për të ecur përpara. Së dyti shoqëria është ajo që më mbush, dashuria që me bashkon. Vërtetësia karakterizon të gjithë miqt e mi. Dashuria dhe shpresa janë fjalët që përmblidhen për të përshkruar shoqërinë.

Pse ke vendosur të kalosh nga kantoja tek Komunikimi?

Për mua komunikimi është pjesë e kreativitetit dhe kreativieti lidhet pikërisht me artin. Me qenë se muzika klasike nuk vlerësohet shumë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të botës. Ndaj dhe një mënyrë tjetër do ishte komunikimi, për t’i  bërë njerëzit ta kuptojnë atë.

Cila është vepra muzikore që të ka lënë mbresa?

Veprat janë të gjitha të bukura dhe të ndryshme. Sidomos kur bëhet fjalë për veprat klasike. Veprat klasike varen se si ne i interpretojnë ato, por të gjitha përmbajnë një bukuri të brendshme. Madje një vepër që e shikon dy herë në kohë të ndryshme do ta interpretosh në mënyra të ndryshme. “La boheme” është vepër shumë e bukur. Një tjetër vepër që do të vecoja është “Dasma e Figaros” të Moxartit, “Don Zhuani”. Këto janë veprat më të spikatura.

Si do ta përshkruaje përvojën tënde në degën e komunikimit përgjatë një viti?

Të them drejtën pritshmëritë nuk ishin kaq të larta, por faktikisht më ka ndodhur krejt e kundërta. Pedagogët janë shumë bashkëpunues dhe shembull në një farë mënyre. Këtë degë e shoh më tepër si plotësuese se sa private. Primare ne jetën time është ajo që kam pasion. Prandaj me komunikim mund të bëhet një ndërthurje shumë e bukur për të krijuar profesionin tim në të ardhmen, kjo lidhet me median kulturore.

Pse hasin kaq shumë vështirësi personat e verbër në shoqërinë tonë? Cili është mendimi yt?

Një ndër sfidat që hasin personat e verbër është paragjykimi. Personat e verbër më përpara kanë qenë të izoluar në Shqipëri. Duke qenë të tillë, mbylleshin në një shkollë të caktuar dhe pak prej tyre vazhdonin shkollën e lartë. Kishte mjaft vështirësi financiare dhe ndihma. Madje as në tekstet shkollore nuk kishin një temë të caktuar, nga e cila mund të merret një informacion më tepër. Gabimi fillon që nga Ministria e Arsimit që nuk përfshin në tekstet shkollore tematika që kanë të bëjnë me aftësinë e kufizuar. Për më tepër, izolimi i personave të verbër ka shumë faktorë që ndikojnë si psikologjikisht por dhe fizikisht. Ka një mungesë të theksuar infrastrukture në shkolla, si makinat e shkrimit. Mundësia që na jepet nëpërmjet shoqatës së të verbëve është dëgjimi i librave në audio. Por edhe aty, nuk kemi mundësinë e përzgjedhjes së lirë të librave. Por kurrsesi nuk duhet mohuar fakti që kemi shumë përfituar nga teknologjia, me anë të programee folëse si “Xhanz” për kompjuterin dhe “Toksti” për telefonin. Në këtë mënyrë kemi arritur të përshtatemi mjaft të sotmen.

Nga buron energjia jote për të bërë kaq shumë aktivitete dhe për të qenë përherë në formë dhe energjike?

Njeriu është gjithmonë në kërkim të lumturisë, mjafton të jetë pozitiv ndaj atyre atyre grimcave të lumturisë, si p.sh një buzëqeshje, një bisedë me miqt, një kafe apo një aktivitet. Nëse do t’i mbledhësh të gjitha bashkë përbëjnë atë që quhet lumturi. Ndihem mirë kur ditën e filloj në 7 të mëngjesi dhe e përfundoj në 9 të darkës. Në këtë mënyrë nuk kam mundësi të mendoj për gjëra negative. Ndihem e lumtur dhe njeriu më i pasur në botë për aq kohë sa ndihem e sigurtë nga persona që më falin dashuri sic është familja dhe shoqëria.  Me pak fjalë është shumë e thjeshtë për të qenë i lumtur dhe për të gjetur burimin e energjisë. Gjërat e vogla por me shumë domethënie janë ato që na sjellin lumturinë.

Cili është mesazhi që do të jepje ndjekësve tanë?

Bota ime në krasahim me ata që shohin botën me sy të lirë ndryshon nga fakti se shpesh njerëzit ndikohen nga fasadat d.m.th, që e perceptojnë të bukurën ashtu si u serviret dhe jo ashtu si ata do të mund ta shikojnë më thellë. Pra, nuk shohin brendinë. Kështu që mesazhi që do të përcjellja është të mos kapemi me pse-në por me si-në, si mund ta zgjidh nnjë situatë. Në këtë mënyrë nuk kthehem mbrapa.

Doljana të faleminderit shumë për intervistën. Është humbje kohe të merremi me pse-të por me zgjidhjen e situatësdhe kalimit të tij me buzëqeshje dhe dhembshuri.

Të falemnderit, ishte kënaqësi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s