Call center më prit!

Cdo vit doplomohen me qindra studentë shqiptarë në degë të ndyshme, por në vend që të punojnë në profesionin për të cilin kanë mbaruar, punësohen në call center.

Call center shihet si zgjidhja e vetme pasi nuk punësohen dot në profesionin e vet. Shpenzimet dhe kushtet e vështira i detyrojnë të rinjtë të punësohen si operator.

Ndonëse, janë me mijëra të punësuarit pranë kompanive call-center të hapura në vendin tonë. Sapo ora shënon nëntë fiks të gjithë operatorët nxitojnë të zënë vendet e tyre. Shënojnë në kompjutera kodin personal të punës dhe nisin njëherësh thirrjet e para përmes një programi kompjuterik.

E folura njëhershëm e rreth 100 punonjësve i zgjon ata në këtë orë të mëngjesit. Zhurma e krijuar të ngjan me atë të mijëra gjinkallave e megjithatë për punonjësit jo vetëm që nuk është shqetësuese por “muzikë për veshët”.

Për dikë që futet për herë të parë një sallë call-centeri “gumëzhimat” gati të mpijnë dëgjimin. Kështu nis e mbaron dita për mijëra operatorë të cilët punojnë në sektorin call-center. Termi i huazuar nga anglishtja që nënkupton qendër-telefonuese apo qendër-shitjeje, përbën trendin e pesë –gjashtë viteve të fundit në vendin tonë.

E pra, kjo është call center, zgjidhja “më e mirë” pasi të përfundosh studimet. Pa dashur përfundon me pakon e oki-ve në cantë dhe paketat e cigareve, për të larguar stresin.

.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s