Analfabetizmi funksionalë 60% tek të rinjtë

Të rinjtë shqiptarë kanë arsimim me cilësi të ulët. Ata përballen me faktorë dekurajues dhe plot pengesa në tregun e punës. Sipas Bankës Botërore, të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60 %. Ky është niveli më i lartë në krahasim me vendet e rajonit.

Në Rajon analfabetët në shkencat ekzakte (matematikë) janë me % të lartë në Malin e Zi, më pak se 60%, në Bullgari është 42 %, në Rumani 40%, në Serbi rreth 39 %, në Greqi 38%, ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara për këtë tregues është rreth 14 %.

Studentet

Banka Botërore thekson se niveli i pagës është i lartë për arsimin universitar krahasuar me arsimin fillor (50%), por arsimi i mesëm nuk ka përfitim në tregun lokal të punës, për shkak edhe të emigracionit të lartë. Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e EJL-së (36%), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë.

Për më tepër, ka pabarazi në aksesin në arsimim, duke e kufizuar mundësinë për shumë njerëz. Të rinjtë romë kanë rreth katër vite shkollim mesatarisht, krahasuar me mesataren prej 10 vitesh të fqinjëve të tyre joromë.

Ndërkohë që në shumë vende të botës, përmirësimet e qëndrueshme në tregjet e punës nxitën uljen e varfërisë dhe mirëqenien e përbashkët. Të ardhurat nga puna përbëjnë gjysmën e të ardhurave të përgjithshme familjare sepse tregjet e punës luajnë rol të kufizuar në uljen e varfërisë. Sipas BB, cilësia e punësimit është e ulët, ndërsa shumica punojnë në bujqësi me produktivitet të ulët dhe si punëtorë familjarë të papaguar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s