Sa mirë të jesh mësues vetëm për 7 mars

Dita e mësuesit, i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve në Shqipëri. Kjo ditë është krijuar për nxitjen e cilësisë së mësimdhënies.Në këtë menyrë, mësuesit e dalluar shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit (para viteve ’90).

Pas viteve ’90, kjo festë është shndërruar në blerje dhuratash të cmueshme, dhënie zarfash me para, duke zbehur kuptimin e kësaj ditë që është e pacmueshme. Asnjë bizhu i shtrenjtë apo zarf nuk mund të zëvendësojë kuptimin.

Por në perceptimin mësuesve ashtu dhe të nxënësve është zbehur. Dita e 7 marsit është kthyer në ditë mbledhje parash. Të gjithë nxënësit mbledhin lekë duke blerë nje dhuratë të shtrenjtë dhe mundësisht të jetë e pëlqyeshme nga mësuesja, sipas B.K., nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”.

shkolla

Por a është kjo etike? Aspak. Mësuesve tanë u mungon etika në vetvete, etika e cila ndodhet brenda njeriut dhe transmetohet nëpërmjet dialogut. Ideja e mësuesit të mire, metodik, praktik, të drejtë, me njohuri pedagogjike dhe psikologjike është thjesht në mendjen e nxënësit shqiptar.

Diferenca mes mësuesit dhe nxënësit ndodhet tek statusi. Qyteti për arsyet e saj nuk ka vendosur  rregulla vetëm për nxënësin apo studentin,  por edhe për mësuesit,pedagogët.

Shoqëria jonë e tregon njerëzllëkun e saj  vetëm nëpër festa e përvjetorë.  Përvec njohurive që na jep o mësues i dashur! Duam dhe pak ndershmëri, etikë, drejtësi. Këto janë njohuritë më të vlefshme që mund të japësh.  Në përfundim të shkrimit tim, nuk dua të harroj të uroj 7 marsin gjithë mësuesve dhe pedagogëve. Kjo ditë s’është vec ditë dhurate dhe marrje lekësh, por është ditë kuptimplotë për arsimin shqiptar.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s